Bota

Si rrallëherë Papa Françesku tregon momentin kur ra në dashuri!

Papa Françesku po përgatitet të botojë autobiografinë e tij. Gazeta Corriere della Sera siguroi pjesë nga autobiografia e Papa Françeskut, e cila do të dalë më 19 mars në Europë dhe Amerikë. Papa shkroi autobiografinë e tij së bashku me gazetarin italian Fabio Marchese Ragona. Duke iu referuar viteve të rinisë së tij, Papa zbulon se para se të hynte në seminar ishte dashuruar me një vajzë.

Para se të hyja në shkollë fetare, kisha një të fejuar, një vajzë që punonte në industrinë e filmit, shumë e ëmbël, e cila më pas u martua dhe bëri fëmijë. Pastaj një ditë shkova në dasmën e një xhaxhai dhe takova një vajzë. Ajo ishte aq e bukur dhe e zgjuar. Për një javë, nuk më hiqej nga mendja dhe e kisha të vështirë të lutesha. Pastaj për fat kaloi dhe arrita t’i përkushtohem plotësisht thirrjes së Zotit.

“Seksi është një dhuratë nga Zoti, por katolikët duhet të shmangin pornografinë”. Kështu ka deklaruar së fundmi Papa përpara një audience në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por ajo po minohet nga pornografia dhe kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma varësie. Ne duhet të mbrojmë dashurinë.

Papa Françesku dukej se po u përgjigjej kritikëve të tij konservatorë, të cilët u zemëruan pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i doktrinës së Vatikanit u bë sërish publik. Ndërkaq, Papa Françesku është shprehur ndër të tjera kundër lindjeve surrogate, duke thënë se duhet ndaluar ndërkombëtarisht. Papa thotë se fëmija është dhuratë dhe jo një objekt kontrate.

Rruga drejt paqes kërkon respekt për jetën, për çdo jetë njerëzore, duke filluar nga ajo e fëmijës së palindur në barkun e nënës, i cili nuk mund të shtypet apo të bëhet objekt komercializimi. Në këtë drejtim, e konsideroj të mjerueshme praktikën e të ashtuquajturës amësi zëvendësuese, pasi cënon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës së saj. Le të jetë e ndaluar në nivel universal. Surrogacia është bazuar në shfrytëzimin e një situate të nevojës materiale të nënës. Fëmija është gjithmonë dhuratë dhe kurrë objekt kontrate. Prandaj shpresoj në një angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për ta ndaluar këtë praktikë në një nivel universal.