Auto & Moto

Tesla teston makinat e saj në temperaturat esktremisht të nxehta në Dubai!

Çdo markë makinash punon shumë për të përmirësuar modelet që prodhon, edhe pasi i nxjerrë në shitje. Një nga mënyrat është duke e testuar atë disa herë derisa diçka të prishet në mënyrë që prodhuesi i makinave të mund të rregullojë problemin e mundshëm përpara se çdo klient ta hasë atë.

Së fundmi, e publikuar nga Tesla në kanalin e saj zyrtar në YouTube, videoja dokumenton se si inxhinierët e cilësisë në terren testuan qëndrueshmërinë e Model S, Model 3, Model X dhe Model Y në temperaturat e larta të Dubait dhe zonës përreth ku temperaturat shpesh arrijnë mbi 50 gradë Celsius gjatë verës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, lagështia gjithashtu mund të arrijë 80-90% duke e bërë atë një kombinim të padurueshëm për njerëzit. Makinat, megjithatë, duhet të jenë në gjendje të punojnë siç reklamohen duke ofruar rehati brenda. Siç thekson një nga inxhinierët në video, Tesla ashtu si shumë prodhues të tjerë makinash kryen gjithashtu testime të motit të ftohtë në veri të Evropës gjatë dimrit.

Tesla tha së fundmi se fabrika e saj në Teksas arriti prodhimin e 5,000 automjeteve Model Y në javë, që do të thotë se do të jetë në gjendje të prodhojë rreth 260 mijë automjete në vit. Fabrika e Tesla-s në Teksas ka një kapacitet vjetor prodhimi prej të paktën 250 mijë automjetesh. Makina Model Y e Tesla-s është një gjysmë SUV elektrik me një gamë prej 487 kilometrash.