Showbiz

U komentua se është shtatzënë, Armina Mevlani fshin fotot nga Instagrami

Së fundmi influencuesja e famshme shqiptare Armina Mevlani ka qenë e pranishme në një event ku sigurisht na ka shfaqur edhe look-un e saj nëpërmjet fotove.

Dy foto të saj të postuara në rrjetin social Instagram kanë ngritur dyshime tek ndjekësit e saj të cilët mendojnë se ajo është në pritje të ëmbël. Në këto foto Armina shfaqet disi me barkun e fryrë dhe ky detaj është vënë re menjëherë nga fansat e saj të cilët e kanë komentuar.

Ndoshta ky mund të jetë një difekt i fustanit ose ndoshta Armina ka shtuar disa kile më tepër por as mundësia se ajo mund të jetë shtatzënë nuk përjashtohet. Blogerja ka vendosur ta injorojë këtë situatë duke mos dhënë asnjë koment madje duke fshirë edhe fotot nga profili i saj.