Fashion Health & Beauty

Udhëzuesi nga blogerja e famshme Olivia Palermo për çdo rast tuajin këtë sezon!

Që prej vitit 2011, blogerja e famshme Olivia Palermo ka një website të sajin, ku publikon artikuj për modën, bukurinë dhe mënyrën e të jetuarit dhe një Instagram me 6.5 milionë ndjekës.

Çdokush ka diçka unike dhe të veçantë në mënyrën se si vishet. Por është dikush nga këta që na surprizon se si vishet dhe kjo është Olivia Palermo. Çdokush dëshiron të ketë të njëjtin sens dhe stil si ajo. 35-vjeçarja është për t’u dashuruar edhe për t’u marrë shembull për mënyrën se si e kombinon klasiken me sportive dhe stilin e rrugës.

Që Olivia Palermo është një eksperte e kombinimeve “cool” nuk është më një mister. Stilistja ikonë nga New York-u ndonjëherë na dhuron drejtimin e duhur se si duhet të kombinojmë veshjet tona këtë sezon:

1. Për plazh

Një palë trupore të zeza, të përshtatshme për të gjitha llojet e trupit, një shportë elegante e thurur, një nga trend-et më të kërkuar të sezonit dhe një fund i gjatë i freskët që mund të vishet nga mëngjesi deri në pasdite në plazh.

2. Për qytet

Një fustan-këmishë e bardhë është një zgjedhje ideale. Kjo veshje do të duket shumë mirë në kombinim me një çantë moderne, por edhe me një shall mëndafshi që do të zëvendësojë në mënyrë adekuate maskën.

3. Për punë

Për një pamje moderne në zyrë gjatë verës, zgjidhni rroba në një nuancë kremoze të rafinuar duke theksuar siç duhet lëkurën tuaj të nxirë.

4. Për një natë argëtuese

Veshja e zezë gjithmonë do të lërë përshtypjen më të mirë, ndërsa kombinohet me sandale klasike dhe një çantë me shkëlqim.