Bota Celebrities

Vijon skandali me akuzat seksuale në adresë të Princ Andrew, dalin në dritë detaje të reja!

Princi Andrew, njëri nga tre djemtë e Mbretëreshës Elizabetë ende nuk i ka paguar borxhet me drejtësinë për miqësinë me Jeffrey Epstein, i cili i dha fund jetës në burg pas dënimit për abuzime seksuale. Akuzuesja e tij kryesore, Virginia Giuffre ka nisur një beteje ligjore shumë milionëshe kundër Dukës së York-ut, çka po shkakton tornado në familjen mbretërore. Giuffre pretendon se “Epstein e shiti te Andrew për seks kur ishte 17-vjeçe”. Avokatët e gruas që ka akuzuar Princin Andrew për abuzim seksual pretendojnë se i kanë shërbyer me sukses atij me dokumente ligjore.

Virginia Giuffre ka nisur një çështje civile kundër princit në Nju Jork dhe dokumentet ligjore duhet të “dorëzohen” para se çështja të vazhdojë. Avokatët e saj thonë se ata shërbyen më 27 gusht, duke çuar në adresën e Princit kopjen e padisë. Princi Andrew mohon të gjitha pretendimet e bëra nga zonja Giuffre. Një zëdhënëse që përfaqëson Dukën e Jorkut nuk ka pranuar të komentojë mbi zhvillimet e fundit. Një gjykatës i distriktit amerikan duhet të përcaktojë nëse dokumentet në fakt janë “servuar” para se të vazhdojë ndonjë çështje.

Një video-konferencë mbi fazat e ardhshme të çështjes është caktuar për një gjykatë të Nju Jorkut të hënën. Sipas dokumenteve të gjykatës, një përgjigje pritet nga Princi Andrew në një deklaratë deri më 17 shtator përndryshe do të ketë telashe. Princi aktualisht është në Balmoral, prona skoceze e Mbretëreshës. Gazetat ligjore thonë se një përfaqësues i ekipit mbrojtës së zonjës Giuffre mbërriti në Royal Lodge të enjten më 26 gusht. Ai u takua me stafin e sigurisë, iu la një kartëvizitë dhe iu kërkua të priste. Gazetat thonë se ai më pas foli me policinë, përfshirë kreun e sigurimit, i cili nuk mund të gjente sekretarin privat të Princit Andrew.

Agjentit iu tha se ekipit të sigurisë i ishte thënë të mos pranonte shërbimin e asnjë procesi gjyqësor. Atij iu dha emri dhe numri i avokatit, por nuk mori përgjigje. Të premten, 27 Gusht, i njëjti përfaqësues i ekipit u kthye në Royal Lodge në Windsor dhe foli me “shefin e sigurisë”. Ai u këshillua që letrat mund të liheshin në portat kryesore, të cilat do t’i përcilleshin ekipit ligjor.

Gazetat thonë:

Deponenti pyeti nëse ishte e mundur të takohej personalisht me të pandehurin, por iu tha se kjo nuk ishte e mundur.

Ekipi ligjor i zonjës Giuffre pretendon se duke i lënë letrat tek oficeri, shërbimi u përfundua me sukses. Giuffre pretendon se u soll në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17-vjeçe për të bërë seks me Princin Andrew.

Ajo ngriti një çështje kundër tij muajin e kaluar në Nju Jork. Ishte një çështje civile dhe jo penale që do të thotë se Giuffre dëshiron që gjykata të vendosë nëse pretendimet e saj janë të vërteta dhe nëse duka duhet t’i paguajë dëmet. Rasti pretendon se princi abuzoi seksualisht me zonjen Giuffre në shtëpinë në Londër të bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në shtëpitë e Epstein në Manhattan dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. Pretendohet se princi ka kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj, duke e ditur sa vjeç ishte dhe se ajo ishte një viktimë e trafikimit seksual.

Duke folur për “BBC” për akuzat e zonjës Giuffre në vitin 2019, Princi Andrew tha se ato nuk ndodhën kurrë.

Nuk ndodhi. Mund të them absolutisht në mënyrë kategorike se nuk ka ndodhur kurrë. Nuk më kujtohet të kem takuar ndonjëherë këtë zonjë, asgjë.