Music Top 50 Songs From Top Awards

Zbuloni se cilat janë 50 këngët më të mira shqiptare të vitit nga Top Awards!

Me përfundimin e vitit 2022 është publikuar tashmë edhe lista e 50 këngëve shqiptare nga Top Awards më të pelqyera dhe më të dëgjuara për vitin që së shpejti do ta lëmë pas. Me anë të një analize rreth këngëve gjatë gjithë vitit dhe pjesëmarrjes së tyre në listat e Top Awards, vihet re një larmishmëri e madhe midis këngëve të renditura.

Ky ritual i përvitshëm ka vlerësuar me përpikmëri çdo projekt në bazë të kërkesave të dëgjuesve dhe suksesit që ato kanë patur. Shihen që këngëtarë të ndryshëm bëjnë pjesë më shumë se një herë duke u përfaqësuar nga projekte të ndryshme që ata kanë sjellë, si në projekte solo ose si bashkëpunim. Por ka një larmishmëri dhe një përkrahje të madhe për artistë të rinj, ku për disa kanë qenë edhe lançimet e tyre të para.

Bashkëpunimet sjellin gjithmonë fuqi dhe këtë fakt e ka vërtetuar më së miri bashkimi i Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës, ku duket se dy artistet kryesojnë vargun e gjatë të këngëve të publikuara me hitin e tyre “Gajde”. Ato mbajnë vendin e parë dhe duket se e kanë kompletuar karrierën e tyre për këtë vit me këtë super klasifikim. Elvana nuk ka rrëmbyer vetëm vendin e parë, po edhe të dytin ku sërish ka qenë një bashkëpunim mes saj, Gran Error dhe Antonia me këngën që na ka bërë të gjithëve për të kërcyer, Clap Clap.

Besa vjen si suprizë këtë vit, ku edhe ajo me bashkëpunimet e saj me Alban Chela, që renditet në vendin e tretë dhe me Lyrical Son, që renditen në vendin e dhjetë, ka arritur një sukses dhe puna e saj shpërblehet duke u cilësuar si një ndër këngëtaret me projektet më të dëgjuara. Lista vazhdon me Capital T, i cili renditet edhe në vendin e katërt edhe në vendin e pestë dhe më pas renditet Alban Skënderaj me projektin e tij “Spektatore”.

Vendin e shtatë arrin ta mbajë Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj, që të dy sollën një këngë mjaft të pëlqyer “A e Din”. Direkt pas tij e ka rradhën Donald Veshaj, i cili na ka suprizuar këtë vit me publikimin e shumë projekteve muzikore, ku e pamë atë në një dimension tjetër në krahasim me aktrimin. Kënga e tij “Hesht” ka prekur zemrat e dëgjuesve tanë dhe është padyshim një projekt që ia vlen të vlerësohet në renditjen tonë.

Ky vit ka qenë padyshim ai vit i bashkëpunimeve të mëdha dhe vendin e nëntë vazhdon ta mbajë pikërisht një i tillë, ku Yll Limani dhe Noizy sollën “Alkool”, një hit shumë veror dhe me shumë siguri do të vazhdojë të jetë pjesë e “The Top List”. 40 këngët e tjera që i pasojnë “Top 10” janë shumë të veçanta, ku edhe e shtuam pak më sipër faktin se ka një ndërthurje të artistëve të rinj dhe atyre tashmë më të suksesshëm. Zbulojeni listën e plotë në këtë link…