Film & Tv Showbiz

Aktori i njohur feston plot 12 vite martesë me bashkëshorten e tij!

Aktori i njohur, Mark Wahlberg së fundmi ka festuar 12-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Rhea Durham. Aktori i “Joe Bell” ka bërë një postim në rrjetin e tij social Instagram teksa ka shkruar:

“Gëzuar përvjetorin”-shoqëruar me disa ’emoji’  me zemra të kuqe.

Rikujtojmë, se modelja dhe Mark, kanë nisur të takohen në vitin 2001 dhe janë martuar në vitin 2019. Ata janë prindër të katër fëmijë: Ella, 17-vjeçe, Michael, 15-vjeç, Brendan, 12-vjeç dhe Grace, 11-vjeç.

Rikujtojmë, se në vitin 2017 Mark Wahlberg u shpall aktori më i paguar, me 68 milionë dollarë të ardhura. Sipas revistës “Forbes”, 50-vjeçari fitoi këto të ardhura falë interpretimit në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”.

Ndërkaq, rreth disa viteve më parë Wahlberg u përfshi në një skandal mbi pagesën e tij në filmin “All The Money In The World”. Për shkak se disa nga skenat e këtij filmi duhet të xhiroheshin edhe një herë, aktorit iu ofrua shuma prej 1.5 milion dollarësh, një pagesë ekstreme krahasuar me atë të koleges së tij Michelle Williams e cila mori vetëm 1000 dollarë për të njejtën gjë.

Të gjitha këto para 46-vjeçari i’a dhuroi lëvizjes kundra ngacmimeve seksuale, “Time’s Up” për fushatat e tyre të ardhshme. Në një intervistë për “Extra” ai tha:

Dua të sigurohem që të gjithë të kenë mundësi të barabarta rreth gjithçkaje. 1.5 milionë dollarët e mi shkojnë për lëvizjen ndaj grave në emër të koleges sime Michelle Williams.