Showbiz

Amy Schumer mëshiron Meghan Markle: “Dasma jote do të jetë si një paradë e ftohtë angleze”

Amy Schumer e cila është shumë e emocionuar për filmin e saj më të ri “I Feel Pretty” që do të dalë në kinematë botërore këtë verë ka dhënë një intervistë ku ka folur për dasmën e famshme mbretërore.

Ajo u shpreh se ndjen keqardhje madje e mëshiron Meghan Markle duke thënë se ish-aktorja do të ketë dasmën më të shëmtuar që një nuse mund të ëndërrojë.

“Të gjithë të thonë kjo është dita jote por në fakt nuk është, kur mendon se do të takosh qindra njerëz që nuk i njeh, kur nuk ke shoqet e tua më të mira pranë vetes dhe kur nuk mund të dehesh as në dasmën tënde, kjo është e tmerrshme” ,-u shpreh Amy.

36-vjeçarja më pas shtoi se Meghan po bën një gabim të madh duke hequr dorë nga aktrimi për tu martuar me një princ ndërkohë që dasma e saj që pritet të mbahet ditën e nesërme do të jetë si një paradë e ftohtë angleze.