Celebrities Music

Avash pak Drake, mbaje rradhën! Justin Bieber sfidon kolegun e tij duke e lënë në “hije”?!

Albumi i fundit i reperit kanadez Drake, “Certified Lover Boy”, u publikua më 3 shtator dhe fansat u çmenden. Kjo deri në momentin që Drake quajti R. Kelly si bashkë-tekstshkrues. Natyrisht, fansat janë pak të zemëruar, duke marrë parasysh gjithë historinë e tij. Këngëtari aktualisht është duke u gjykuar për trafikim seksual dhe abuzim.

Albumi është i gjashti nga reperi kanadez dhe u lançua përmes “OVO Sound” dhe “Republic Records”. Albumi gjithashtu përmban 21 këngë dhe 5 prej tyre janë në vend të parë në klasifikim në “Billboard Hot100” dhe 4 të tjera zënë 4 vendet e fundit.

Në vend të 6 është kënga “Stay” e po këngëtarit kanadez Justin Bieber dhe e australianit The Kid Laroi. Gjithsesi kjo këngë nuk e ka humbur suksesin sepse është në vend të parë në “Global 200” duke lënë pas hitin e Drake në vend të dytë me këngën më të suksesshme “Way 2 Sexy“ në bashkëpunim me reperët Future dhe Young Though. Kënga fillimisht mendohej të publikohej më 27 Gusht 2021, për të sfiduar albumin “Donda” të Kanye West.

Albumi “Certified Lover Boy” i reperit i cili është transmetuar miliona herë po frymëzon gjithashtu një numër po aq mbresëlënës të memeve. Arti i albumit, i projektuar nga artisti britanik Damien Hirst, përmban emoji të 12 grave shtatzëna me tone të ndryshme të lëkurës të veshura me ngjyra të ndryshme. Drake u dha fansave një vështrim të fshehtë të veprave të artit muajin e kaluar në mediat sociale kur ai njoftoi se albumi i tij i gjashtë do të publikohej.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një ngatërresë teknike ditët e fundit bëri që fotografia e Justin Bieber të bëhet virale në rrjet dhe të shkaktojë shumë të qeshura, me fansat që filluan të komentonin se sa ‘këmbë seksi ka këngëtari’. Për të qenë më të qartë, së fundmi ka ndodhur një ngatërresë e cila ka bërë që reklama e tij të bashkohet me një tjetër të linjës së të brendshmeve të Kim Kardashian.