Bota

Bundesbank: Reduktimi i borxhit grek nuk është urgjent

Reduktimi i borxhit publik grek, për të cilin Athina do të diskutojë me kreditorët, nuk është një çështje urgjente. Presidenti i Bankës Qendrore gjermane, Jens Weidmann pranoi se kreditorët ndërkombëtarë kanë bërë disa lehtësime përsa i përket kushteve të rimbursimit të kredisë. Programi i qeverisë së Aleksis Cipras është përqendruar në një reduktim të borxhit publik që arrin në 175% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.