Celebrities Gossip Showbiz

“Chris ka shpëtuar ‘Hollywood-in…”/ Terry Crews flet për incidentin e ‘Oscars 2022’!

Terry Crews nuk po mban anën e asnjërit nga shokëve të tij pas incidentit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ me Will Smith dhe Chris Rock. I nominuari për çmimin “Emmy” kishte një pikëpamje diplomatike për incidentin famëkeq të menjëhershëm, duke lavdëruar gjakftohtësinë e Rock-ut në atë moment dhe duke refuzuar të demaskonte Smithin ndërsa ai foli me

“The Hollywood Reporter” për projektin e tij të ardhshëm, “Tough: My True Journey to Power”.

Si Will Smith dhe Chris Rock janë të dy miqtë e mi. Unë i dua ata të dy si vëllezër, por ka pasur një moment në jetën time kur unë jam ndierë si Will Smith dhe më lejoni t’ju them se kur kam qenë në atë pozicion kam reaguar më keq se Will. Shumë e tepruar, thjesht edhe dënimi nuk i përshtatej krimit. 

Ai gjithashtu tha se Rock e “shpëtoi Hollywood-in” me aftësinë e tij për të mbajtur qetësinë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë pasi Smith e goditi atë në fytyrë në skenë. Theksoi gjithashtu edhe pjesën që nëse Chirs do të ishte kthyer dhe do ta godiste, përleshja që mund të kishte ndodhur do të ishte fatale për të gjithë Hollywood-in.

Mendoj se ishte një mrekulli ajo që bëri Chris. Unë me të vërtetë e vlerësoj. Nuk mund ta kisha imagjinuar ekuilibrin e tij në atë moment. Mendova me vete që ne i detyrohemi shumë atij. Unë mendoj se çdo interpretues i detyrohet atij kaq shumë sepse me të vërtetë e shpëtoi Hollywood-in në atë moment. Unë i jam shumë mirënjohës Chris-it, por gjithashtu e kuptoj Will-in.

Kujtojmë gjithashtu se të shumtë kanë qenë yjet e famshëm që kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje ku shumë kanë mbështetur Rock dhe disa të tjerë Will. Por i papritur ka qenë edhe reagimi i vëllait të Chris Rock, i cili e ka ftuar aktorin e njohur Will Smith në një ndeshje boksi.