Celebrities Fashion Showbiz

Ekspertja tregon se çfarë nuk shkoi siç duhej me flokët e Angelina Jolie!

Angelina Jolie u paraqit me fëmijët e saj, Zahara dhe Shiloh në premierën e filmit “The Eternals” në Rome Film Fest 2021 më 24 tetor. Angelina veshi një fustan platini pa rripa Atelier Versace, të punuar nga rrjetë metalike dhe të gjithë u mahnitën nga paraqitja e aktores. Por diçka tjetër nuk kaloi pa u komentuar.

Të gjithë njerëzit në rrjet po flasin për flokët e aktores. Edhe pse ndodh rëndomë që të shohim zgjatime flokësh të vendosura keq, nuk na e kishte marrë ndonjëherë mendja se do i shihnim ndonjëherë tek Angelina. Komentet e ndjekësve në rrjet kanë qenë të shumta dhe ata nuk u kursyen aspak.

Por si ka mundësi që aktore kaq e famshme të ketë pasur një ‘incident’ të tillë? Sipas ekspertes së zgjatimeve të flokëve të vajzave të famshme, Priscilla Valles, gabimi i bukurisë së Jolie erdhi nga dendësia dhe vendosja jo e duhur e tyre. Ajo shpjegon:

Ajo që shkoi keq me këtë pamje është se nuk ka zgjatime të mjaftueshme dhe ato nuk janë lart. Vendosja e saktë përfshin fillimisht vendosjen e zgjatjeve sipër dhe më pas ndërtimin e tyre dhe krijimin e sigurisë që ka mjaftueshëm, në mënyrë që të mos shihni një vijë, e cila ishte e dukshme te Angelina.

Gjithashtu Priscilla tregoi dhe një problem tjetër që ndodh shpesh dhe sipas saj është ndërthurja e keqe mes ngjyrave.

Edhe nëse keni sasinë e duhur të zgjatimeve dhe i vendosni ato siç duhet, ngjyra që nuk është e duhur shkatërron të gjithë pamjen. Majat duhet të jenë gjithmonë gjysmë nuance më të çelura, ashtu siç do të ishin natyrshëm flokët nga rrënja në fund.