Showbiz

Era Istrefi një bashkëpunim muzikor me këngëtarin ndërkombëtar?!

Ka kaluar vetëm pak kohë që nga publikimi i dy projekteve të saj muzikore “Prisoner” dhe “Oh God” dhe megjithëse ato vazhdojnë të pëlqehen shumë nga publiku e sidomos nga fansat e zjarrtë të këngëtares, të gjithë kërkojnë prurje të reja.

Pak orë më parë Era Istrefi ka publikuar një foto me këngëtarin me famë botërore Willy Williams në historinë e saj të Instagram-it dhe të gjithë janë kuriozë të dinë nëse dyshja po punojnë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Në një tjetër video, 23-vjeçarja shfaqet në studion e regjistrimit ku duket se po përgatit projekte të reja dhe emocionuese. Mbetet ende për tu parë nëse këto aludime mbi postimet e këngëtares janë të vërteta pasi pritet një reagim nga vetë Era.