Showbiz

Era Istrefi nominohet në “BreakTudo Awards”

Jo më kot revista prestigjose britanike “Spindl” shkroi se ky është viti i Era Istrefit.

Teksa po shijon suksesin e dy projekteve të saj muzikore “Prisoner” dhe “Oh God”, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare papritur mund të rrëmbejë edhe një çmim.

Së fundmi ajo është nominuar në kategorinë e artistëve të rinj ndërkombëtar në “BreakTudo”, ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore në Brazil.

Ky event ka hapur një votim online i cili do të mbyllet më 15 Tetor. Le të kryqëzojmë gishtat që Era Istrefi të jetë pjesë i një tjetër suksesi duke rrëmbyer këtë çmim.