Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët e Getoarit në postimin e Marinës me Marget na ‘shkrinë zemrat’!

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Së fundmi Marina ka publikuar një foto aq të ëmbël teksa mban vogëlushen e saj në krah. Sigurisht duke u siguruar si gjithmonë që portreti i Marget të mos zbulohet, Marina edhe këtë herë është treguar shumë e kujdesshme për këtë. Por, në mesin e gjithë këtij postimi kaq të ëmbël, një koment na tërhoqi vëmendjen duke na ‘i shkrirë fare zemrat’. Bëhet fjalë për një koment nga Getoari, i cili u shpreh me fjalët më të bukura për dy ‘vajzat’ e tij.

Arsyeja pse jetoj

Së fundmi në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Marina ishte së bashku me motrën e saj, Luanën, për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet. Megjithatë jo vetëm kaq. Një temë që nuk mund të lihej pa u diskutuar ishte dhe mëmësia, tani që Marina është bërë nënë e Marget. Edhe pse moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk e ka zbuluar kurrë portretin e vajzës së saj në rrjete sociale.

Duket se ndjekësit kanë qenë gjithnjë kuriozë për të zbuluar se kujt i ngjan më shumë Marget dhe do të çuditeni me përgjigjen. Luana u shpreh kështu:

Për çudi më ngjan mua dhe Getit. Në fytyrë ka marrë pak nga unë, kurse mjekrën e ka si Geti. Por po e lë me kaq, nuk po zbuloj më shumë.