Celebrities Gossip Showbiz

Fotoja e Zaiminës me vogëlushin e saj Kamar është gjithçka na duhej të shihnim sot!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin.

E teksa sot, engjëlli i tyre Kamar mbush plot 1 muaj jetë, Zaimina ka vendosur të ndajë me ne portretin e plotë të vogëlushit. Pak orë më parë me anë të një postimi në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë me ne një foto të sajën dhe djalit të saj që na i bëri ‘sytë zemra’.

Gëzuar 1- mujorin vogëlushi Kamar 

Këngëtarja është akuzuar se ka kaluar kufirin e Morinës së bashku me fëmijët e saj pa prokurën e të atit të fëmijëve. Zaimina e ka mohuar një gjë të tillë dhe është shprehur se as nuk ka qenë në dijeni të lajmeve që kanë qarkulluar, pasi ka qenë duke u kushtuar gjithë kohën kujdesit ndaj fëmijëve të saj.

Vetëm para disa ditësh minutash, bukuroshja ka postuar në Instastory foto të pashaportës së saj duke treguar vendin dhe datën e daljes së saj nga Shqipëria, gjë që nuk përshtatej me përgjimet e SPAK dhe çfarë u përfol në media.