Showbiz

Gjiko dhe Elita shtyjnë dasmën e tyre, ja arsyeja

Dyshja e shumëpërfolur Gjiko dhe Elita Rudi priteshin të lidhnin kurorë më 23 gusht por duket se ata e kanë anuluar këtë datë.

Javë më parë reperi i famshëm i bëri propozimin më romantik moderatores bukuroshe dhe menjëherë pas këtij momenti vëmendja mediatike ka qenë tek ata.

Burime pranë “Indeksonline” kanë zbuluar se ata e kanë shtyrë datën e tyre te martesës pasi janë të shqetësuar për vëmendjen mediatike që dasma e tyre ka korrur.

Se kur do të martohet çifti ende nuk është bërë e ditur ndërkohë që qarkullojnë thashetheme se Elita Rudi është në pritje të ëmbël.