Showbiz

Jorida Tabaku zbulon pengun e saj më të madh në karrierë

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka qenë deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila ndër të tjëra ka zbuluar edhe pengun më të madh të karrierës së saj.

Teksa ka shpjeguar se në punën e saj të kaluar si Zv. Ministre e Integrimit ka dhënë gjithmonë maksimumin, mund të kishte ndodhur që Shqipëria të kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Nëse do të ishin hapur negociatat do të kishte qenë një periudhë e artë për këdo që mund të kishte qenë në atë ministri” ,tha Jorida.