Showbiz

KUJDES, një shqiptar në det! Gjiko i largohet dimrit, shijon pushimet në ishujt Maldive

Prej një jave kemi parë në rrjetet sociale se reperi i famshëm i është larguar temperaturave të ftohta së bashku me të dashurën e tij.

Gjiko dhe Elita Rudi sigurisht që na kanë bërë të ndihemi xhelozë për fotot ekzotike që kanë postuar ditët e fundit në Instagram dhe Facebook. Teksa moderatorja bukuroshe ka shfaqur linjat e saj perfekte trupore, reperi nga ana tjetër ka shfaqur tiparet e një shqiptari tipik gjatë pushimeve në plazh.

Në fotot që ai ka postuar tregon për mënyrën ekstreme të përdorimit dhe aplikimit të kremit të diellit, kapjen e peshqve dhe qëndrimit në diell për orë të tëra. Të gjitha fotot e postuara jo vetëm që janë të mbushura me detaje të mrekullueshme por kanë edhe nota humori të cilat Gjikos nuk i mungojnë kurrë. Duket se këto janë pushimet e ëndrrave për çiftin e famshëm të cilat, mesa kemi parë, nuk kanë ndërmend të mbarojnë.