Showbiz

Lady Gaga flet për herë të parë rreth ndarjes me Christian Carino

Vetëm pak kohë pas fejesës me Christian Carino, Lady Gaga u fotografua pa unazën e shumëpërfolur në gisht.

Këngëtarja e famshme i dha fund edhe një tjetër lidhjeje menjëherë pas premierës së “A Star is Born”.

Ajo ka folur për herë të parë mbi ndarjen e saj gjatë një performance në Las Vegas. Teksa po interpretonte këngën “Someone to Watch Over Me” Gaga ndaloi dhe tha se kur e ka kënduar për herë të parë këtë këngë kishte një unazë në gisht. Këtë herë gjërat janë ndryshe.

E pyetur nga gazetarë të ndryshëm mbi lidhjen e saj me 50-vjeçarin, këngëtarja asnjëherë nuk ka pranuar të japë komente.