Showbiz

Lady Gaga flet për ligjin anti-abort, premton se do luftojë për të drejtat e grave

Këngëtarja dhe së fundmi aktorja e famshme Lady Gaga ka folur për ligjin anti-abort në shtetin e Alabamas në SHBA me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Ylli i “A Star is Born” u shpreh se është fyerje të ndalosh abortin në Alabama pasi të gjitha femrat duhet të kenë në dorë se çfarë të bëjnë me trupin e tyre.

Gaga shtoi se është i rëndë fakti që nuk merren parasysh të gjitha vajzat dhe gratë që janë viktima të përdhunimit apo incestit dhe shteti nuk po i merr aspak në konsideratë këto fakte.

Ajo përfundoi duke thënë se do të bëjë të pamundurën që ky ligj të mos hyjë në fuqi dhe se së shpejti do të nisin protestat për të mbrojtur të drejtat e grave në mënyrë që ato të marin në dorë fatin e tyre.