Showbiz

Mark Wahlberg në mbrojtje të femrave, dhuron 1.5mln dollarë për lëvizjen “Time’s Up”

Aktori i famshëm i “Born Idententity” vitin e kaluar u përfshi në një skandal mbi pagesën e tij në filmin “All The Money In The World”.

Për shkak se disa nga skenat e këtij filmi duhet të xhiroheshin edhe një herë, aktorit ju ofrua shuma prej 1.5 milion dollarësh, një pagesë e ekstreme krahasuar me atë të koleges së tij Michelle Williams e cila mori vetëm 1000 dollarë për të njejtën gjë.

Mark ka vendosur që këtë padrejtësi, diskriminim dhe pabarazi gjinore të eprorëve të tij ta kthejë në një mësim për këdo që punon në Hollywood.

Të gjitha këto para 46-vjeçari i’a ka dhuruar lëvizjes kundra ngacmimeve seksuale, “Time’s Up” për fushatat e tyre të ardhshme. Në një intervistë për “Extra” ai tha: Dua të sigurohem që të gjithë të kenë mundësi të barabarta rreth gjithçkaje. 1.5 milionë dollarët e mi shkojnë për lëvizjen ndaj grave në emër të koleges sime Michelle Williams.”