Sport

Mavraj mund t’i mungojë Shqipërisë në Euro 2016

Mërgim Mavraj mund t’i mungojë Shqipërisë në Euro 2016. Mbrojtësi i kombëtares ka kaluar një dëmtim që e mbajti 7 muaj larg fushave të lojës dhe është në fazën përfundimtare të rikuperimit. Por drejtori sportiv i Këlnit, Jorg Shmadke deklaroi për gazetën Bild se Mavraj nuk duhet të shkojë në Europian, pasi rrezikon të dëmtohet sërish. Megjithatë, sipas rregullores së FIFA-s, asnjë klub nuk mund t’ia mohojë lojtarit ndeshjet e Kombëtares.