Celebrities

Emocionale më shumë se kurrë! Camila Cabello rrëfehet për lidhjen me Mendes!

Këngëtarët e famshëm, Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë dyshja më e përfolur e showbizi-t ndërkombëtar. Këngëtarja e “Havana” na ka shkrirë së fundmi zemrat të gjithve në një postim në Instagram ku shihet duke u puthur me Shawn.

Ajo i ka dedikuar atij disa fjalë zemre dhe ka rrëfyer të gjitha emocionet e saj dhe ndryshimet që ka shkaktuar tek ajo lidhja me këngëtarin. “Kam mësuar shumë për dashurinë me të. Nuk janë vetëm momentet e lumtura që shihni në fotografi dhe video. Kur je në një marrëdhënie me dikë, duket sikur ai është pasqyrë që ju reflekton juve. Unë vazhdimisht duhet të përballem me frikën, ankthet, pasiguritë e mia, mendësinë time, besimet e mia për jetën dhe për veten time. Nuk është aq e thjeshtë sa duket në fotografi ndonjëherë. Ndonjëherë, është kaotike, e pakëndshme dhe e shëmtuar. Por nuk ka asgjë si tërheqja, FORCA që të jep dashuria, të jesh drita në errësirë, të jesh tërheqja gravitacionale që të jep forcën e pamëshirshme për të qenë më i guximshëm, më i mençur dhe më i mirë se sa ishe dje.

Është kaq instiktive që ne të duam, edhe nëse mendjet tona përpiqen të na mbrojnë prej tij ndonjëherë, natyra jonë njerëzore na shtyn drejt dashurisë. Dhe të jesh i dashuruar do të thotë të zgjedhësh atë person mbi gjithçka, të kalosh problemet me të. Dhe kjo është më e bukur dhe më e vërtetë se përsosmëria. Unë jam e pambrojtur në mediat sociale, sepse mendoj se vetëm zotësia dhe përsosja e jetës tregohet këtu, dhe kjo mund të na bëjë të gjithëve të ndjehemi ekstra të vetmuar dhe të çuditshëm! Prandaj ngrini një dolli për kaosin dhe faktin se sa e çuditshme është të jesh njeri. Lehtësia, instikti. Dhe forca e pamëshirshme, që është dashuria.”-shprehet ajo.

Rikujtojmë, se pak javë më parë Shawn Mendes ka folur hapur në një intervistë, ku ka treguar se si e ka ndryshuar lidhja me Camila Cabello-n. Ai është shprehur se duke mësuar si të vlerësojë veten ka mundur të shpëtojë edhe lidhjen me Camila-n. Ai ka shtuar se kjo është hera e parë që ka rënë në dashuri dhe se mbështetja e Cabello-s e ka lejuar që të japë gjithçka në lidhje e të angazhohet plotësisht në të.