Sport

Nuk ka më dilema, Marash Kumbulla prezantohet te ekipi i ri…

Marash Kumbulla pritej të largohet gjatë merkatos së janarit pasi lojtari dhe drejtuesit e Romës kanë gjetur dakordësinë për një huazim deri në përfundim të këtij sezoni. Ideja e Kumbullës, por dhe e drejtuesve, është që të gjejë një skuadër e cila i garanton minuta pasi i duhet të kapë formën e tij më të mirë. Edhe Kumbulla, kërkon të jetë në formë pasi ky është një vit i rëndësishëm me Europianin përpara. Më në fund, futbollisti shqiptar është prezantuar nga klubi i ri ku klubi i ka uruar mirëserardhjen Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të qëndrojë tek Sasuolo deri më 30 qershor 2024. Ai është bashkuar shokut dhe mesfushorit në Kombëtare, Nedim Bajramit.

Rikujtojmë se Genoa, Torino, Hellas Verona dhe Empoli kishin shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar. Mbrojtësi shqiptar është produkt i sistemit të të rinjve të Veronës dhe bëri 28 paraqitje për ekipin e parë përpara se të shkonte te Roma në vitin 2020, duke u transferuar në një marrëveshje huazimi dy-vjeçar me një detyrim blerje me vlerë 13.5 milionë plus  3.5 milionë euro bonuse. Nga ana tjetër, Kumbulla humbi mbi 250 ditë gjatë vitit të kaluar për shkak të një këputjeje të ligamentit kruciat, duke u rikthyer vetëm në fillim të këtij muaji.