Celebrities Gossip Showbiz

“Fizikisht je shkatërrimtare…”/ Erjola surprizohet nga miku i saj në “Big Love”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”. Erjola mori një mesazh nga miku i saj, ku shkruhej:

Fizikisht je shkatërrimtare dhe kjo dihet. Ata që e vënë në dyshim kanë probleme me veten. Ti vërtetove që edhe si njeri je e mrekullueshme. Të përqafoj fort.