Showbiz

Performanca live e Lady Gaga nuk shkon ashtu siç duhet

Lady Gaga pas shkëlqimit si aktore i është ritkhyer koncerteve live ku më i fundit daton mbrëmjen e djeshme në Las Vegas.

Gjatë performancës së këngës “Juda”, 33-vjeçarja thuajse u rrëzua kur po zbriste nga një makineri robotike që ishte pjesë e interpretimit.

Edhe pse nuk e ndali këngën në asnjë moment, Lady Gaga rrëshkiti nga manikeria teksa po përpiqej të zbriste në krahët e balerinëve të saj.

Ajo u prit me sukses nga balerinët megjithëse thuajse u rrëzua. Video është kapur nga fansat që ndodheshin në koncert dhe u shpërnda menjëherë online.