Celebrities Gossip Showbiz

Po Nick Cannon ç’pati?! Reperi i njohur e kujton pikërisht kështu Kim Kardashian disa vite pas lidhjes së tyre!

Komediani, aktori dhe reperi i njohur, Nick Cannon së fundmi është shprehur në lidhje me marrëdhënien tanimë të përfunduar prej disa vitesh me super yllin televiziv, Kim Kardashian. Nick ka treguar se Kim e la atë zemërthyer pasi e braktisi dhe e gënjeu atë.

Moderatori i “Wild ‘N Out” ishte vetëm 26-vjeç në periudhën kur dilte me Kim Kardashian, ndërkohë kjo e fundit ishte një vit më e vogël. Lidhja e tyre nisi në vitin 2006 teksa zgjati vetëm një vit pasi kaseta seksuale e Kim dhe Ray J filloi të qarkullonte në internet. Nick Cannon kishte synime serioze asokohe me të teksa shprehet për podcastin “Drink Champs”:

Ne ishim fëmijë, ishim të rinj. Isha vërtet i lidhur me të. Ajo ishte një person i mrekullueshëm.

Ndër të tjera, Cannon tregoi se ata ishin aq seriozë së bashku për lidhjen e tyre sa dilnin edhe me familjet e njëri-tjetrit. Mirëpo, Kim i dha fund lidhjes e më pas u martua me ish-basketbollistin e NBA, Kris Humphries me të cilin u nda vetëm pas dy muajsh.

Pas pak kohësh, martesa e radhës ishte me reperin Kanye West, me të cilin ndan katër fëmijë, por u divorcuan së fundmi pas 6 vitesh së bashku. Reperi, producenti dhe kompozitori i njohur amerikan, ndërkaq këtë herë, ka rrëfyer të gjitha sekretet e tij.

Rikujtojmë, se së fundmi Cannon, bëri një paraqitje disi të çuditshme në eventin e fundit ku mori pjesë. Ai u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe një pellush në ngjyrë të bardhë, teksa shtrihej në tokë në tapetin e kuq të eventit “BET Hip Hop Awards 2021”.