Celebrities Gossip Showbiz

“Por unë gënjeva…” Ronela Hajati habit me postimin më të fundit!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me tekstin që ka përzgjedhur nga kënga e famshme e The Weeknd ‘Call out my name’, teksa na zbulon një pjesë nga videoklipi i këngës së radhës.

Por unë gënjeva…

Artisja ka publikuar dy bashkëpunime për këtë sezon veror, një me Marselin para një muaji që ka gati 4 milion klikime dhe dueti me artistin Olsi Bylyku. ‘Si ke mujt’ në vetëm gjashtë ditë ka arritur afro 1 milion klikime në platformën YouTube.