Aktualitet

Presidenti Begaj në kurorëzimin e mbretit Charles III, takon anëtarë të familjes mbretërore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në Londër me Mbretin Charles III dhe Princin William gjatë pritjes së krerëve të shteteve në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror.

Kreu i shtetit shqiptar është takuar gjithashtu edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Hungarisë, Victor Orban, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.

Presidenca njofton se Begaj në bisedat me ta nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.