Showbiz

Prestigjosia britanike “Spindle”: “2018-ta është viti i Era Istrefit”

Revista prestigjose britanike “Spindle” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore, Era Istrefi. Në këtë artikull në të cilën ajo gjithashtu është intervistuar, shkruhet se ky ishte viti i Era Istrefit e cila po shkëlqen si dritë në morinë e këngëve të tregut muzikor.

Era ka rrëfyer edhe një herë për eksperiencën e saj në “Kupën e Botës”, për bashkëpunimin e suksesshëm si kolegë me Will Smith, Diplo dhe Nicky Jam ndërkohë që ka folur edhe për dy hitet e saj muzikore, “Prisoner” dhe “Oh God”.

Gjithashtu ajo ka shprehur dëshirën për të patur një bashkëpunim muzikor me Lil Uzi apo Cardi B pasi krahas muzikës ‘reggaeton’ ajo është e dashuruar edhe me atë ‘hip-hop’.