Showbiz

Rita Ora shfaqet me “pantallona skelet”

Ajo është e njohur për stilin e saj të çuditshëm por Rita Ora është shfaqur me një tualet të lehtë dhe një palë pantallona të çuditshme me figurën e skeletit teksa ka dalë nga provat e “The X Factor” në Londër, pasditen e së premtes.

24-vjeçarja dukej sikur kishte festuar Halloween, me veshjen dhe pamjen e saj. Por pavarësisht veshjes, këngëtarja dukej në një gjendje shumë të mirë shpirtëroe, duke buzëqeshur për aparatet.