Live From Tirana

Sa paguhet për një postim në Instagram? Armina Mevlani flet pa doreza

Teksa jemi në një periudhë të vështirë për të bërë e për të kursyer para për shkak të pandemisë, ka disa punë e profesione që nuk janë ndikuar nga kriza që po përjetojmë.

Për të na treguar më shumë se si mund të shfrytëzojmë rrjetet sociale për të bërë para, me ne ishte sot “Live From Tirana”, sipërmarrësja dhe influencerja Armina Mevlani. Bukuroshja foli sot pa doreza duke zbuluar detaje rreth punës së saj online për të cilën të gjithë jemi kuriozë.

Tashmë një punë me kohë të plotë që gjithashtu paguhet mirë, për Arminën Instagrami është si një pasaportë që i ka hapur shumë dyer dhe e ka përfshirë krejtësisht në botën e modës. Nëpërmjet këtij rrjeti social ajo ka arritur të bashkëpunojë me markat më të famshme të veshjeve, grimit dhe aksesorëve dhe thuajse gjithmonë ka qenë pjesëmarrëse në Javët e Modës nëpër botë.

Armina tha se nga këto bashkëpunime paguhet shumë mirë. Ajo rrëfeu se për një bashkëpunim të caktuar me një firmë ka arritur të fitojë 1000 apo 2000 euro në pak kohë. Sakaq, nuk kanë munguar as ato bashkëpunime me klering nga të cilët përfiton produkte të ndryshme.