Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Social Top 5” kryesohet këtë javë nga një ‘mbret dhe mbretëreshë’…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 445 në 446 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 700 ndjekës duke shkuar në 48.2 mijë.

Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 7.7 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 14 mijë ndjekës më tepër. Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 116 mijë, teksa ish-partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 327 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kanë shtuar secila nga 1 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 252 në 254 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit, kryesisht me Erjolën, Ledjonën, Riken dhe Rozën. Megjithatë, aktorja ka fituar 1.2K ndjekës në Instagramin e saj. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 1049 ndjekës brenda kësaj jave.