Celebrities Gossip Showbiz

Teresa Palmer solli në jetë vajzën e saj por zbuloni emrin unik që i ka vendosur!

Teresa Palmer ka njoftuar se ka lindur fëmijën e saj të katërt. Aktorja australiane, 35 vjeçe, zbuloi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram se kishte sjellë në jetë vajzën e saj të vogël me bashkëshortin Mark Webber. Ylli i “The Discovery of Witches” zbuloi gjithashtu edhe emrin e veçantë që kishin zgjedhur që t’i vendosnin vajzës.

Teresa e bëri njoftimin teksa postoi një fotografi jashtëzakonisht të bukur për ardhjen në jetë të vajzës, të veshur me krahë të vegjël engjëlli dhe një kurorë lulesh në kokë, ndërsa pushonte në një shportë të Moisiut. Ajo e mbishkroi imazhin:

Prezantimi i vajzës sonë, Prairie Moon Palmer, e cila ka lindur ashtu si lindi dielli të martën në mëngjes, 17 Gusht. E rrethuar nga vëllezërit e motrat e saj që janë absolutisht të dashuruar me të. Një hënë e vogël magjike për familjen tonë.

Akotrja së bashku me regjisorin janë bërë prindër për herë të katërt. Përveç dy djemëve dhe dy vajzave, regjisori është baba edhe i një djali nga mardhënia që ka pasur me Fankie Shaw. Ylli gjithashtu postoi një fotografi të çiftit dhe katër fëmijëve të tyre të gjithë të përqafuar së bashku si familje. Gjithashtu edhe Mark postoi një video të vajzës me mbishkrimin

Zemra ime është rritur 5 herë më shumë. Mirë se erdhe në botë magjia ime e vogël Prairie Moon.

Nëpërmjet një postimi në Instastory regjsori zbuloi gjithashtu se Teresa e kishte lindur vajzën e saj në ujë dhe shkroi se:

Nëse lindja do të ishte një sport, gruaja ime do të ishte profesioniste. Mirënjohës për një lindje të qetë në ujë të vajzës time të vogël, Prairie Moon.