Sport

Ukraina dhe Suedia kualifikohen në Euro 2016

Ukraina dhe Suedia janë dy përfaqësueset e radhës që kanë arritur të kualifikohen për në Euro 2016. Sllovenia barazoi 1-1 në fushën e saj me Ukrainën, por u skualifikua për shkak se ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në favor të ukrainasve dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 janë këta të fundit që sigurojnë një biletë për në Francës. Autor i golit për sllovenët ishte Cesar, ndërsa në minutën e pestë të shtesës barazoi Yarmolenko. Edhe ndeshja tjetër e luajtur mbrëmjen e kësaj të marte, ajo mes Danimarkës dhe Suedisë u mbyll në barazim 2-2, por janë suedezët e udhëhequr nga Ibrahimovi ata që do të jenë në Francës, pasi fituan 2-1 në ndeshjen e parë. Suedezët edhe pse fituan ndeshjen e parë, ishin sërish ata që kaluan të parët në avantazh në ndeshjen e dytë me Ibrahimovic, i cili shënoi në minutën e 19, ndërsa në 76-ën dyfishoi shifrat. Më pas ishin danezët që reaguan duke shënuar dy herë, por ishte shumë vonë për të kërkuar kualifikimin, pasi i duheshin edhe dy gola, por tashmë nuk kishte më kohë.