Celebrities Gossip Showbiz

Ups, me kë e ka? Loredana sapo bëri një ‘thumbim’ në rrjete sociale!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është më shumë një ‘thumbim’ për njerëzit të cilët sipas saj janë toksikë në jetë reale dhe postojnë në rrjete sociale shprehje motivuese. Nuk e dimë ende se kujt i drejtohet me këto fjalë artistja, megjithatë duket si një sulm shumë personal.

Shumë spekulime ka pasur nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.