Aktualitet

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, rrëzohet kërkesa e Jorgo Goros!

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e arrestit burg për Jorgo Goron, ish kryetarin e bashkisë së Himarës. Goro, u arrestua më 23 mars 2024, me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në të paktën dy episode, ndërsa për 3 zyrtarë të tjerë, mes të cilëve kreu i kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj, u la në arrest shtëpie.

 Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 30.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 17 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.G. dhe B.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 31, datë 23.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 31, datë 23.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim J.G. dhe B.A.

Vijon…