Showbiz

Aktorja e filmit erotik ngre në qiell njerkun me lëvdata

Dakota Johnson ka njerkun më të mirë në botë! Të paktën bazuar në deklaratat e saj në “Hollywood Film Awards”.

Aktorja e filmit erotik “Fifty Shades Freed “ e ka ngritur në qiell me lëvdata Antonio Banderas, i cili qëndroi i martuar me nënën e saj Melanie Griffith për 20 vjet para se të ndaheshin në 2015, ndërkohë që e prezantoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Los Anxhelos.

“Kur isha 6 vjeç mamaja ime u martua me një burrë i cili na solli dritë të madhe dhe një botë tërësisht të re kreativiteti dhe kulture. Antonio më mësoi për pasionin dhe disiplinën e vërtetë. Ai e donte mamanë time, motrat dhe mua shumë,” është shprehur 30 vjeçarja duke theksuar se Banderas i ndryshoi “përgjithmonë” atyre jetën me dashurinë e tij.