Celebrities

Arti në zi! Ndërron jetë Prima Balerina, Carla Fracci

Carla Fracci, një ikonë e kulturës Italiane, gjithashtu dhe Prima Balerina e ‘La Scala’, e njohur për rolet e saj romantike, ndërroi jetë sot në shtëpinë e saj në Milano.

Teatri i Milanos njoftoi për largimin nga jeta të balerinës në moshën 84 vjeçare, pa dhënë detaje mbi çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e saj. Mediat Italiane raportojnë se, ajo kishte disa kohë që luftonte me sëmundjen e kancerit.

Bashkëpunëtorë të saj të ngushtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Ndër ta dhe drejtori i Teatrit, Manuel Legris në të cilin e ndjera performonte, është shprehur se shpirti i saj do të mbetet në gjithë sallën e Teatrit.

Na la të gjithëve të habitur. Një shpirt që do të përjetësohet te ne, duke mbushur skenën, sallat dhe zemrat tona. Ne ndiejmë një boshllëk të madh që, në të njëjtën kohë, na bën të ndjehemi të plotë dhe të pasur në të gjithë historinë e saj – e cila është historia e baletit – dhe ndihem i privilegjuar që kam ndarë artin e saj.