Aktualitet

Atentati me 1 të vrarë e 6 të plagosur në Don Bosco, Fatjon Murati nuk është në Shqipëri!

Një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Ky është bilanci i atentatit mafioz të një nate më parë në zonën e Don Bosco-s në kryeqytet. Rreth orës 21:30, breshëri kallashnikovi u zbrazën ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, i cili ishte në shënjestër, por nuk gjendej aty. Për pasojë humbi jetën një 60-vjeçare që punonte si banakiere e krahas pesë të lënduarve, mbeti e dëmtuar edhe mbesa 10-vjeçe e viktimës. I arrestuar tetorin e kaluar, 32-vjeçari ishte liruar pak kohë më parë. Grupi hetimor vazhdon punën.

Viktima u identifikua si shtetasja Mimoza Paja, ndërsa mbetën të plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku e Genc Shohalli. Lokali ku ndodhi masakra ndodhet në rrugën “Anastas Shundi”, në afërsi të xhamisë së Brrakës. Dy autorët mësynë në mjediset e brendshme e hapën zjarr duke marrë dhe jetë të pafajshme. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje psikologjike të rënduar.

Ndërkaq, ka informacione se Fatjon Murati është larguar nga Shqipëria, fillimisht drejt Prishtinës, por nuk dihet vendndodhja e tij. Mund të ketë kaluar në një shtet tjetër. Pas arrestimit të tij, tetorin e vitit të kaluar iu sekuestruan pasuritë, mes tyre subjekti bar-kafe që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme.

Pasuritë e sekuestruara:

– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M