Celebrities Gossip Showbiz

Brenda festës së ‘çmendur’ të ditëlindjes të Fjolla Morinës!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi lajmet mbi ndarjen e tyre kësaj here të vërtetuar nga vetë ata.

E përpos gjithë zhurmës së krijuar, bukuroshja ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrën më të bukur të mundshme nën shoqërinë e miqëve të saj të ngushtë.

E veshur shumë provokuese ashtu siç vetëm Fjolla di, këngëtarja ka shkëlqyer në festën e ditëlindjes së saj të 36 vjetorit.

Përgjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme mbi jetën e tyre, ku sipas disa ‘thumbave’ të këngëtares u dyshua se Fisniku mund ta kishte tradhtuar.

Së fundmi në një intervistë të dhënë, biznesmeni ka treguar se nuk ka qenë për arsye tradhtie pasi ai është besnik në një lidhje.

Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat, pasi ka qenë pjesë e politikës nga ku u realizua edhe intervista ekskluzive për “Wake Up para pak ditësh.

Ai tregoi nëse pas Fjollës do të lidhej më me një vajzë të njohur të showbiz-it, ai nuk e mohoi si mundësi.