Bota

Dy qen ndihmojnë pronaren e tyre ndërsa ajo kalon një krizë epileptike/VIDEO!

Një video është bërë virale në TikTok ku tregon aftësinë e qenve për të perceptuar sëmundjet, fatkeqësitë natyrore etj. Mund të thuhet se ata kanë shqisën e gjashtë. Videoja prekëse u postua nga Jamie Simpson, ku u bë shumë shpejt virale.

@embracingecho

This morning the dogs prevented an epileptic seizure. Echo immediately picked up scent and it almost looked like Everest did too. Typically, Everest goes off of Echo’s alert and responds by triggering the emergency button with his nose. Echo brought rescue medication to prevent the seizure. Ruben received the call from the button and made sure I was okay. Both dogs noticed I hadn’t taken the medication yet and each nudged my hand and pushed it towards me. I notified my list of caregivers of the incident with my seizure watch. Once the seizure scent passed, Echo relaxed a bit and Everest celebrated with his Benebone. This is why we record everything and travel with a home camera. It’s beneficial for advocacy and safety. #ServiceDogs #SeizureResponseDogs #DisabilitySupport #SeizurePrevention #LifesavingDogs #EpilepsyAwareness

♬ Wash. – Bon Iver

Echo, një nga qentë nxjerr nga tavolina pilulat e epilepsisë, ndërsa Everesti qeni tjetër shtyp butonin e urgjencës për të lajmëruar partnerin e saj. Por ndërhyrja shpëtimtare e dy qenve nuk ndalet me kaq. Sapo e kuptojnë se Xhemi nuk i ka marrë ende pilulat e saj, e shtyjnë për ta bërë të reagojë. Videoja e dy qenve është parë mbi 4.9 milionë herë në Tik Tok.

Ne e dimë se miqtë tanë katërputroshë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj. Shkenca ka zbuluar së fundmi se qentë mund ta dallojnë personin e mirë nga personi i keq. Dhe pasi e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.

Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme. Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

Edhe pse qenit tuaj mund të jenë duke i rënë energjitë, me një trajtim veterinar të rregullt, kujdes dhe ushqim të përshtatshëm, ai mundet ende të bëjë një jetë të lumtur e të shëndetshme. Megjithatë, nuk mund ta injoroni faktin se gjendja fizike e tij do të ndryshojë me kalimin e viteve. Funksione të rëndësishme trupore mund të nisin të mos funksionojnë më së miri.