Celebrities Love & Sex Showbiz

Edhe imituesja e Arbanës shtatzanë!

Mesa duket ky qenka vit i mbarë për arsye se shumë yje! Shtatzania është një nga periudhat më të bukura të një vajze e të një çifti sigurisht. Duket se, disa yje nga showbiz-i shqiptar dhe i huaj, janë duke përjetuar këtë fazë të bukur në jetën e tyre tashmë. Kur bëhet fjalë për showbiz-in shqiptar, moderatore dhe artiste të ndryshme janë në pritje të ëmbël. Arbana Osmani, prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur e publikut shqiptar, momentalisht është në pritje të ëmbël, teksa lajmin e bukur e dha vetë ajo në finale e “Big Brother Vip Albania”. Edhe Dojna Mema gjithashtu ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël.

Por jo vetëm kaq! Edhe aktorja e humorit shqiptar, Delinda Disha ka zbuluar së fundmi se do të bëhet nënë për herë të dytë. Përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, Delinda publikoi një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkëshorti dhe i biri i pikturojnë disa zemra. Ajo kishte shkrar në postimin e saj:

Faleminderit Zot për gjithçka!

Të shumta kanë qenë urimet e bukura nga miqtë e saj. Por nuk ishte vetëm kjo sepse vetë aktorja bukuroshe postoi edhe një foto tjetër nga ku zbuloi edhe një detaj tjetër mjaft të veçantë dhe shumë të bukur.

Dy kryevepra po vijnë ne jetë! Kam shpirtin plot!

Kjo ka lënë të kuptohet se aktorja dhe partneri i saj janë në pritje të dy binjakëve. Ende nuk është bërë e ditur gjnia e tyre, por mbetet që gjithçka t’i lihet kohës dhe të presim.