Celebrities Gossip Showbiz

Enca ka një kërkesë të çuditshme për ndjekësit e saj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

E teksa së fundmi ‘na e ka bërë për zili’ me postimet e saj më të fundit nga plazhet më ekzotike, Enca ka habitur gjithashtu me postimin më të fundit në Instastory ku ka një ‘kërkesë’ paksa të çuditshme për ndjekësit e saj. Teksa ka treguar me foto një ventilator dore, bukuroshja ka kërkuar që dikush t’ja gjejë dhe t’ja dërgojë në shtëpi.

Ndihmë! Ku mund të gjej një ventilator dore në Tiranë? Madje po ma sollët der i në shtëpi jeni të nderuar 

Pak javë më parë, këngëtarja lansoi këngën e saj më të fundit pas një pauze mjaft të gjatë. Por, ndoshta mund të presim dhe një tjetër surprizë nga ajo.

Teksa jemi në një sezon ku shumë artistë po sjellin bashkëpunime me njëri-tjetrin, mesa duket dhe bukuroshja do të sjellë një të tillë me këngëtaren Rina dhe njëkohësisht një mike shumë të mirë të sajën. Dyshimet kanë lindur nga postimi më i fundit i dy artisteve ku shfaqen së bashku.