Showbiz

Era Istrefi i nënshtrohet një operacioni

Këngëtarja e famshme Era Istrefi pak ditë më parë ka njoftuar fansat e saj se është operuar nga apendesiti.

Bukuroshja rrëfeu se ndërhyrja shkoi shumë mirë, ajo po e merr veten shpejt dhe pret me padurim të rikthehet në skenë për të performuar.

Era gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momentin e ëmbël ku mbesa Renee erdhi në spital jo vetëm për ta vizituar por edhe për t’u shndërruar në doktoreshën e saj personale.

Miqtë dhe fansat e saj të zjarrtë i kanë ofruar mbështetjen e tyre duke i uruar Erës shërim të shpejtë.