Showbiz

Era Istrefi konfirmon bashkëpunimin më të ri muzikor që me siguri do të shndërrohet në një hit

Këngëtarja me famë botërore Era Istrefi është gati të lançojë një tjetër projekt muzikor dhe të gjithë e presin me padurim.

Këtë herë ajo do të sjellë një bashkëpunim me dyshen e talentuar të muzikës electro-house Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Ata shumë shpejt do të lançojnë “Selfish” dhe duket se kënga do të shoqërohet edhe me një klip.

Ka qenë vetë Era ajo e cila na e ka bërë të ditur këtë lajm të shumëpritur madje nëpërmjet postimit të një video-je në rrjetin social Instagram, ajo na ka shfaqur edhe pak sekoda të kësaj kënge.

3 artistët e kanë performuar për herë të parë këtë këngë live në festivalin “Tomorrowland” në muajin dhjetor.