Showbiz

Era Istrefi pret me padurim performancën në botëror

Era Istrefi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare që pas “Live it Up” është në qendër të vëmendjes së medias së huaj e sigurisht edhe atë shqiptare.

Ajo ka qenë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rika-s në ambjentet e Presidencës së bashku me motrën e saj Nora, Robert Berishën dhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Këngëtarja pohoi se pret me padurim të performojë në Rusi himnin e këtij Kampionati Botëror, “Live it Up” së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Gjithashtu, Era u shpreh e kënaqur për kualifikimin e Zvicrës në fazën tjetër, ndonëse ndeshja u mbyll me barazim.