Showbiz

Era Istrefi: “Të qenurit offline është luksi i ri”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi jo vetëm që po shijon suksesin e dy hiteve të saj të fundit “Prisoner” dhe “Oh God” por gjithashtu po rikuperohet nga ndërhyrja për heqjen e apendesitit.

Në një postim të bërë vetëm pak orë më parë në rrjetin social Instagram, 23-vjeçarja shpjegon përse nuk ka qenë shumë aktive kohët e fundit në këto platforma.

Me anë të dy intervistave të dhëna kohë më parë gjatë “Kupës së Botës”, Era shpjegon se ka marrë kohën e saj jo vetëm për t’u rikuperuar pas ndërhyrjes por gjithashtu për të marrë energji dhe për të bërë gjërat e përditshme që i sjellin shumë lumturi.

“Të qenurit offline është luksi i ri” ,-shkruan ajo duke shtuar, “Mbaj përgjegjësi për energjinë që transmetoj dhe këtë të fundit duhet të sigurohem që ta ndreq dhe të rikthehem për gjërat e tjera që më presin e që do t’i ndaj me ju”.