Showbiz

Era Istrefin tashmë e gjeni si “Giphy” në Instagram

Këngëtarja e famshme shqiptare është shndërruar në një fenomen të vërtetë.

Pas pjesëmarrjes në “Kupën e Botës” me hitin “Live it Up” si edhe lançimit të dy projekteve muzikore shumë të suksesshme, “Prisoner” dhe “Oh God”, Era është bërë qendra e vëmendjes në mediat ndërkombëtare.

Tashmë ajo ka edhe një tjetër risi që do të argëtojë të gjithë fansat e bukuroshes. Tashmë imazhi dhe fytyra e saj është pjesë e opsionit “Giphy” në historinë e Instagrami-it.

Nëse kërkoni për Erën do të shihni fytyrën e saj të shkëputur nga klipet më të famshme të cilat menjëherë janë shndërruar në hite.